Reagon Lulzim Basha pas masakrës së djeshme në Selenisë të Vlorës, ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj vrau me kallash 8 të afërmit e tij, përfshirë edhe dy fëmijë.
Basha shprehet i tronditur dhe thotë se kjo sot është një ditë zie për gjithë vendin por edhe reflektimi për sigurinë.
“Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogel. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afermve. Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë”, shkruan Basha në reagimin e tij.
Autori i masakrës u arrestua sot nga policia por gjatë dëshmisë së tij nuk ka shfaqur pendesë për krimin e 8-fishtë.