Një shofere italiane ka përplasur një makinë në të cilën udhëtonin tre shqiptarë, pasi është treguar e pavëmendshme.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Zvicër ku kanë mbetur të plagosur tre shqiptarët dhe italiania. Ajo po udhëtonte mes Rothristit dhe Vordemwaldit me mjetin tip ‘Fiat’ kur është përplasur me një mjet tip ‘Ford’. Policia ka thënë se shoferja italiane ishte shkaktarja e aksidentit pasi e ka përplasur makinën tjetër. Ajo kishte humbur kontrollin pasi është hutuar nga një insekt brenda makinës dhe ka dalë në sensin e kundërt të rrugës.
Shoferi i ‘Opelit’, një 23-vjeçar kosovar ka tentuar të futet në livadh për të shmangur përplasjen, megjithatë nuk ka mundur të veprojë me kohë dhe është goditur nga italiania 29-vjeçare. Të plagosuri janë dërguar në spital për ndihmën mjekësore, ndërsa policia i ka hequr patentën italianes. Për shkak të forcës së përplasjes, dera e pasme e ‘Opelit’ është shkatërruar plotësisht./joq/