Një grua plagoset aksidentalisht gjatë ahengut familjar. Apeli i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për mospërdorimin e armëve të zjarrit, në të gjitha rastet, posaçërisht në dasma dhe ahengje familjare, nuk po përfillet nga të gjithë qytetarët e kësaj ane. Rasti i fundit i plagosjes së një gruaje gjatë një ahengu, ku ka pasur të shtëna me armë, ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që ai duke shtënë me armë zjarri në ajër aksidentalisht ka plagosur një grua. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katër gëzhoja dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje