Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami ka dalë në një konferencën për mediat nga selia blu. Selami ka denoncuar pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve të PD në këtë proces.
Edhe më herët, Selami tha se kryetarët e degëve të Partisë Demokratike nuk duhet të jenë në komisionet e votimit, pasi sipas tij mund të ketë ndikime në anëtarësi për të votuar një kandidat apo tjetrin.
Gjatë ditës së sotme Selami u shpreh se gara brenda PD për kreun e partisë nuk është e barabarta. Në deklaratën për mediat, pritet që kandidati për kreun e PD të japë gjykimin e tij për ecurinë e procesit./BALKANWEB.COM/