Një person ka mbetur i plagosur sot në Shkodër në afërsi të Tregut Valutor- Dollari. Ngjarja ka ndodhur në zonën e këmbimit valutor të qytetit, mjaft e frekuentuar në këtë orë të ditës.
Raportohet se në drejtim të të plagosurit është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një person me biçikletë, i cili është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish- Degës së Brendshme. Paraprakisht, i plagosuri është identifikuar si Aleksandër Curri, rreth 40 vjeç.
Personi i parë që i ka dhënë ndihmë dhe ka kërkuar ndihmë për të plagosurin, është një lypëse, e njohur në Shkodër. Ajo tregon se i plagosuri ka qendruar rreth 10 minuta i shtrirë në tokë. Ka kërkuar ndihmë dhe është afruar një polic i “Rrugores”, i cili me radio ka njoftuar kolegët por edhe ambulancen për ngjarjen.
Lypësja, e pyetur nga gazetari i RTSH Shkodra Mirsad Rakaj, ka thënë se nuk e njeh dhe nuk e ka parë atentatorin. Duke dhënë detaje, ajo shprehet se plagën e ka patur në stomak dhe se kishte shumë gjak.