Babai i Kiara Titos është shprehur se vajza e tij vetëm qante pas daljes nga shtëpia e BBV.
Ai tha se qëndrimi i moderatores pas rihyrjes në shtëpi ka të bëjë pikërisht me këto komente, por theksoi se inati i saj nuk do të zgjasë shumë.
“Vetëm qante, është shumë e thjesht nga jashtë. S‘ka sharë njeri, është e tejmbushur. Tani nuk po vepron në inat e sipër, 1 javë maximumi i zgjat inati. Nuk mban inat Kiara, njerëzit që nuk i do nuk i shan, por i injoron. Njerëzit do thonin kjo nuk ndryshoka, po kokëderre qenka. Është një lojë. E kem thënë që është një lojë. Ne do vazhdojmë me këtë pjesë që të mos goditet më Luizi. Fillon e mbaron Big Brother vetëm Kiara dhe Luiz. Çfarë është rreth Luizit do përmendet”, tha ai.
Sakaq ka treguar se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.
“Ajo ishte shumë e ndrojtur, dhe e rezervuar. Por ajo më njoftoi se ka mundësi të rikthehej. Ajo vetëm qante, dhe thoshte se ku e dija unë se çfarë do të duhej të bënte. Unë i thash analizoje se çfarë mund të bëje ndryshe. Nuk ishte në inat e sipër, tani nga ju e kuptova se është përqafuar me Efin, dhe ja pra, ajo nuk mban inat. Njerëzit që ajo i do nuk i ofendon por i injoron. Mendoni këtë njeri sikur të jetë motra juaj, vajza juaj, mendoni se mund të ketë edhe ajo një jetë. Nëse Kiara do thoshte siç ka thënë dikush tjetër aty më përpara, që mund të bëj fëmijë dhe do i shes organet, këtu në Itali nga një formati njëjtë do ishte përjashtuar. Por aty jo vetëm që nuk u përjashtua, por as u përmend. Kiara nga ana tjetër gjykohet pse nuk e mban kryqin, pse u vesh me të zeza. Nuk ka një argument tamam që të thotë Kiara ka bërë këtë.
Pashë një analist që thoshte se Kiara u fut që të mos fitojë Luizi, ky ishte kulmi. Shiko Kiara nuk është futur aty për ta fituar”, tha ai.
Ai shtoi se e bija po paguan një çmim për të tjerët.
“Kiara po paguan një çmim për të tjerët. Është më e afërt sepse e pa reagimin e njerëzve. Për të qenë është e ftohtë se është natyrë e saj. Tani një reagim do e bënte. Po të mos bënte reagim do thonin pse nuk reagoi. Një lidhje që ka 2 persona, kur lidhen bashkë nuk ka një shabllon që duhet të ndiqet. Kjo është një lidhje që vendoset këtu. Mund të zihen në darkë dhe pajtohen në mëngjes. Disa javë përpara Zhaklina e pyeti Kiara pse nuk pranon të të ndihmojë Luizi. Kur i bëri pyetjen primen e shkuar, tha jo gratë duhet të jenë vetë. Ajo zgërdhihet”, tha ai te ‘Ftesë në 5’.