Sot Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë një rrugëzgjidhje për krizën e zgjedhjeve lokale të qershorit 2029 që e propozoi si rrugë të mesme ish i dërguarsi special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer. Atëhere kur zgjedhjet moniste ishin kryer me plotë parregullsi që e detyruan rilindjen të manipulonte dhe garën që organizoi vetë, kishte dhe një datë rrezervë që nuk u mor kurrë parasysh: atë që dekretoi presidenti Meta. Ajo i jepte opozitës shpresën se zgjedhjet moniste mund të zhbëheshin për tu zëvendësuar nga një palë zgjedhje normale. Situata ishte e tensionuar në kulm.
Pikërisht për këtë u prit me shumë interes ndërhyrja që bëri ish Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, i cilia dha një intervistë për gazetaren e seksionit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djuroviç.
Propozimi i Matthew Palmer, njeriut që pati kërcënuar opozitën për djegjen e mandateve dhe Bashën e kryemashin personalisht për organizimin e protestave të dhunshme ishi disi qesharak. Në intevistën për VOS serb ai tha: lërjani këtë punë ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se atëherë kjo gjykatë nuk ekzistonte akoma gjë që e bëri presidentin e republikës të reagonet me qesëndi: pse nuk doni zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston”?
E megjithëatë palët bënë sikurse ‘urdhëruan” amerikanët dhe pritën që çështjen e zgjedhjeve lokale ta zgjidhte Kushtetuesja. Ndërkohë Palmer, e kreu detyrën i lau duart me Shqipërinë dhe ballkanin dhe i delegoi postin pasadhësit të tij Eskobar.
Por vetëm son ne marrim vesh se zgjidhja që propozoi ish Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë ishte jo vetëm qesharake por edhe nul. Sepse sot ka mbërritur një opinion i Komisionit të Venecias i cili nënvizon se “Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore”. Ekspertët e Venecias, pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor.
Me kompromisin që Palmer u ofroi palëve Çështja u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e bashkive të vendit. Pas seancës së zhvilluar më 23 qershor, ku u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve anëtarët e Gjykatës vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias.
Dhe tashmë Venecia ka arritur në përfundimin që zgjidhja që ofroi ish i derguari special për Ballkanin nuk ka asnjë vlerë. “Kalova lumin të dhjefsha kalin” thotë një shprehje popullore tek ne. Matthew Palmer s’ do ti di më për atë që ka thënë, por kompromisi i tij i papërgjegjshëm i dha frymëmarrje për aq sa i duhej Edi Ramës. /Lapsi.al/