Jozefina Topalli, kritikja më e ashpër e Lulzim Bashës, ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ku gjithashtu është paralajmëruar dhe përjashtimi nga Grupi i demokratëve.
Topalli e krahasoi këtë vendim të Bashës si të Enver Hoxhës, duke e shpallur armik të brendshëm Flamur Nokën. Topalli ironizon se në një kohë që e gjithë anëtarësia e partisë është ngritur për të shkarkuar Bashën, ky i fundit shkarkon Nokën.
“Luli paska përjashtuar prap me vendim personal sonte ne darke. Kësaj here radhën e kishte Flamur Noka, qe është rritur ne Partine Demokratike. E paska shpallur armik te brendshëm! Ne fakt e paska nderuar Flamurin.Shoku Enver bënte mbledhje byroje ne raste te tilla. Dmth kur anëtarësia e Partisë është ngritur për të hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Nokën.
Edhe për pak kohe do këtë vulën. Gjate këtyre diteve do shpall edhe përjashtime të tjera… deri kur Kuvendi Kombëtar do i heq edhe vulën bashke me karrigen Lul Vules”, shkruan Topalli.