Në orët e mbrëmjes së sotme, është mësuar shkarkimi i deputetit Flamur Noka nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Vendimi është bërë i ditur nga një njëftim për mediat i PD- së, i cili thekson se vendimi është marrë nga kryetari Basha.
Për vendimin, reagoi në linjë telefonike vetë deputeti Noka, ndërsa ka ardhur një reagim edhe nga Shkodra. Arben Lushaj, antar i kryesisë së PD- së Shkodër dhe kryetar grupseksioni, ka publikuar disa rreshta në Facebook, shoqëruar me një foto me Nokën.
“Rritur në Partinë Demokratike, njeri i pa lodhur dhe frymëzues, Basha e përjashton nga komisioni i sigurisë!!! Ku po shkon kështu o Lulzim!! Po e shkatërron mundin e djersën e 30 viteve demokraci!!”, shkruan antari i kryesisë së PD- së Shkodër Arben Lushaj. /ShkodraWeb/