Në 85 vjetorin e lindjes të akademikut të njohur shkodran Bahri Beci, universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Qendra e Studimeve Albanologjike zhvilluan një konferencë shkencore ndërkombëtare në ndër të doktor profesor Bahri Becit i cili falenderoi organizatorët për këtë aktivitet.
Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi vlerësoi figurën e akademikut Bahri Beci ndërsa i dorëzoi titullin “Profesor Nderi” dhënë nga senati i universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Akademikë dhe profesor të universiteteve shqiptare u shprehën se akademiku Bahri Beci është ndër emrat me kontributin më të rëndësishëm në gjuhën shqipe.
Akademiku Bahri Beci përveçse autor i shumë botimeve për gjuhën shqipe dhe i vlerësuar maksimalisht brenda dhe jashtë vendit është i vetmi shqiptar i cili në 45 vitet e komunizmit mbrojti doktoraturën në Francë në fushën e shkencave shoqërore me vlerësime maksimale nga juria franceze ndërsa origjinali i kësaj doktorature u ekspozua gjatë kësaj konference për herë të parë.