Ne Qipro jane duke i kushtuar nje rendesi te madhe perballjes te se enjtes te ardhshme ne mes AEL Limasol dhe Vllaznia, ndeshje kjo e vlefshme per turin e dyte ne “Conference League”.
Nje nga mediat e njohura te ketij vendi, pikerisht “kerkida.net” ka intervistuar sot trajnerin e Vllaznise Thomas Brdariç i cili ka folur gjere e gjate per kete perballje. Per me shume ndiqni intervisten e tij:
Ju bete nje kthese te tmerrshme ndaj Shiroki Brijeg. A mendoni se ajo do te jete nje shtyse me teper per perballjet me AEL?
Për ne, ndeshja e parë (humbja 3-1) ndaj Shiroki ishte një makth ose një film i keq! Por ne shpejt mësuam nga gabimet tona dhe në një nivel të tillë gjithmonë duhet të sillesh më profesionalisht në ndeshjet e nivelit Evropian. Kjo ishte mënyra për ta përmbysur ne shifrat 3-0.
Ndeshja ndaj AEL do të fillojë në 17:30 në një temperaturë të nxehtë. A do të ndikojë në ekipin tuaj?
Prozhektoret në Tsirio ndoshta janë dëmtuar dhe për këtë, ndoshta është caktuar ky orar. Skuadrat duhet të kishin shmangur lojën në temperatura kaq të nxehta. Une mendoj se nuk do të jetë përvoja jone më e mirë.
Çfarë dini për AEL?
Unë e kam studiuar AEL si çdo kundërshtar tjeter. Ne duhet të tregojmë një fytyrë shumë konkurruese për të pasur shpresë. Ai eshtë një ekip shumë cilësor me futbollistë të shkëlqyeshëm dhe me përvojë.
Kë keni veçuar prej tyre?
Shumë futbollistë. Unë e njoh Medojevic. Gjithashtu Pelé, Santos, Torres dhe Kroati Babiç. Jane shumë interesante si futbollistë.
Cilat janë karakteristikat e Vllaznise? Pika eshte pika e saj e fortë? Çfarë prisni nga këto dy ndeshje me AEL?
Ne jemi një. Ne jemi një ekip që luftojmë sëbashku, përmirësohemi dhe rritemi sebashku. Ne punojmë shumë dhe përpiqemi të korrigjojmë gabimet tona. Unë jam një trajner që i kushtoj vëmendje edhe detajeve më të vogla. Kjo është ajo që kam mësuar si futbollist. Kur nuk i lëmë asgjë rastësisë, gjithçka mund të bëhet. Ne do të bëjmë më të mirën për më të mirën.
A keni probleme apo mungesa demtimesh?
Jo. Të gjithë jemi gati për ndeshje.
Dëshironi të punoni edhe në Qipro? Ju ishit një futbollist me një karrierë të shkëlqyer në Bundeslige, madje duke luajtur edhe në një finale të Ligës së Kampionëve …
Kam qene shume afer aktivizimit në futbollin qipriot si futbollist. Isha në kontakt me Apollon por një dëmtim më privoi nga kjo mundësi. Unë jam shumë mirë në Vlaznia, por padyshim Qipro është gjithmonë një destinacion interesant. Por tani unë jam duke u përqëndruar në sfidën e AEL dhe se si do të kalojmë në fazën tjetër kundër një ekipi shumë cilësor.
A do të jeni i pranishëm në stol ndaj AEL? E them këtë sepse u eliminove në ndeshjen e parë kundër Shiroki …
Dhe unë ende nuk e di arsyen (qesh). Po, unë do të jem normalisht me ekipin tim. Unë do të jem në stol.