Efektivët e “Shqiponjave” të Shkodrës, mesa duket kanë konkretizuar edhe një tjetër aksion të suksesshëm. Deshmitarë okularë, bëjnë me dije se para pak minutave, “Shqiponjat” kanë vënë në pranga një person në qendër të qytetit të Shkodrës. Mësohet se, veprimet janë kryer me shpejtësi gjë që ka sjellë arrestimin pa probleme të personit.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, personi i i kapur ka qenë i shpallur në kërkim dhe mendohet se ishte nga Kruja. Pritet që Policia e Shkodrës të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë aksion të suksesshëm të radhës të “Shqiponjave” të Shkodrës.