Natën e Krishtlindjes, kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja të qarkullimit për shkak të pandemisë. Jeta në të gjithë vendin, mbyllet në orën 20.30 për të rifilluar mëngjesin e të nesermes në orën 06.00.
Për shkak të këtyre kufizimeve, u vendos që edhe mesha tradicionale e besimtarëve katolikë, të afrohej në orën 19.00. Pas meshës, e cila ka përfunduar rreth 0rës 20.00, besimtarët kishin vetëm 30 minuta për të futur në banesat e tyre.
Duhet thënë se qytetarët shkodranë, natën e Krishtlindjes, kanë zbatuar “ngujimin”. Të paktën në rrugët kryesore të Shkodrës, nuk është parë “këmbë njeriu”. Nata e Krishtlindjes në Shkodër ka sjellë vetëm festa familjare, pa party apo festime kolektive në ambjente publike apo lokale. /ShkodraWeb Media/