Kardinali Ernest Simoni Troshani, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas së cilës gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Lajmin e bën me dije në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit Ilir Meta.
Teksa ka publikuar foto të kardinalit nga spitali, presidenti Meta i uron shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë Kardinalit Troshani.
REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META:
Së bashku me urimet e mia më të ngrohta dhe të përzemërta, për shëndet të plotë dhe jetë sa më të gjatë për Kardinalin tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani, jam shumë i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.
Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor në spitalin e Firences të cilët u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe dashuri që çdo gjë të shkonte sa më mirë.
Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme, për gjithçka i ka dhënë kombit shqiptar dhe Kishës! ??