Lidedi i opozitës Luzim Basha ka publikuar një tjetër video “Po të dëgjoj”. Basha ka qenë në një familje kuksiane, ku ka bashkëbiseduar dhe ka evidentuar problemet kryesore me të cilat përballet kjo zonë. Largimi i të rinjve nga vendi për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit, janë paraqitur si problem jetik. Teksa ka evidentuar se “e ardhmja u takon të rinjve”, Basha e ka konsideruar prioritet të programit të PD-së fuqizimin e ekonomisë.
POSTIMI I BASHËS
Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe!
Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!
#PotëDëgjoj