Barazim 0-0 ne Shkoder ne mes Vllaznise dhe Teutes, nje rezultat ky qe duket se nuk ka kenaqur asnjerin prej ekipeve pasi objektiviti i tyre ishte fitorja, nisur nga pozicionimi i tyre ne renditje. Rastet nuk kane qene te shumta, megjithate ato qe u krijuan nuk jane konkretizuar dot.
Ndeshja në fakt është ndërprerë dy herë për shkak të ikjes së energjisë elektrike, çka ka sjellë edhe reduktim të ndriçimit në stadium për pak minuta. Ka ndodhur fillimisht në minutën e 16-të dhe më pas në të 30-tën. Per rrjedhoje nuk kane munguar as thirrjet “Rama ik” te tifozeve shkodrane por gjithçka është normalizuar pas 5-6 minutash në të dy rastet dhe kjo ka bërë që arbitri Ferataj të akordojë plot 12 minuta shtesë.
Në pjesën e parë Vllaznia ka patur dy momente të rrezikshme me anë të Krymit dhe Likës por ka reaguar edhe Teuta madje duke patur raste të pastra me anë të Vecajt dhe Nikaç. Megjithatë pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0.
Në të dytën është e njëjta lojë dhe pas minutës së 60-të do të nisin edhe zëvendësimet. Shkëmbi largon një shkodran nga fusha- Vecajn dhe e zëvendëson me një tjetër shkodran, Kalajën. Lëviz edhe Vllaznia teksa Osja largon Gligorov e Likën për Shtubinën e Krujën.
Dhe Shtubina ne fakt ka qene shume prane golit me nje gjuajtje me te majten pikerisht ne minuten e 74-te. Ne minutat e mbetura dhe me 4 minuta shtesë, asgjë nuk ka ndryshuar dhe duket se Vllaznia “ka harruar” të fitojë.
VLLAZNIA- TEUTA 0-0
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (Shtubina 68′), Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika (Kruja 72′), Emerson, Uenderson (Zogaj ’81).Trajner: Safet Osja
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi (Kapllani 79′), Avdyli, Kallaku, Vecaj (Kalaja 64′), Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi