Një aksident fatal ka ndodhur në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje. Si pasojë e këtij aksidenti humb jetën një person, dy të tjerë të dëmtuar rëndë dhe janë në gjendje kritike.
Ata janë shoqëruar për në spitalin e Lushnjës me urgjencë. Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie.
Njoftimi i policisë:
Lushnje
Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:30, në aksin rrugor Lushnje–Fier,në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, mjeti tip “DAIMLER CHRYSLER”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ngelur të dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.
Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.