Finalizohet aksioni policor “Premtimi” ku ka rënë në pranga një 49 vjeçar për mashtrim si dhe janë proceduar edhe 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shkodrës, e cila ka dhënë detajet. Personi i kapur, është një banor i Librazhdit, i cili prem më shumë se një viti i ka marrë 10 mijë euro një gruaje, duke i premtuar licencën e mësuesit dhe një të drejtë studimi jashtë vendit për të birin. Por edhe vetë kjo shtetase, sipas policisë po procedohet në gjendje të lirë sepse ka ushtruar presion ndaj një punonjësi në fushën e arsimit. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale”, njofton policia.policia
Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.
Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.