
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës të banorëve të Dukagjinit, ku i kërkohet qeverisë të mbajë premtimet për ndërtimin e rrugës.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje.
“Partia e Lirisë mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës ku i kërkohet Qeverisë të mbajë premtimet e përsëritura për ndërtimin e rrugës.
69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën ekzistuese, që është jashtë çdo imagjinate.
Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje. Ndryshim me çdo çmim”, shkruan Meta në rrjetet sociale.