Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

53% e punonjësve në kërkim të punës jashtë, 25% planifikojnë të ikin brenda vitit, Shqipërinë e presin ditë të vështira

ShkodraWeb 11 November, 2022
emigrantë-shqiptarë

Shqipërinë e presin ditë të vështira në drejtim të largimit të fuqisë punëtore jashtë vendit, nxitur nga niveli i lartë i pakënaqësisë në punë, i cili ka mbetur në të njëjtat nivele për vite me radhë.

Sipas sondazhit të fundit që bëri kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) në rreth 1400 punonjës, rreth 53% e tyre po marrin në konsideratë të kërkojnë një punë të re, në një shtet tjetër, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Rezultatet e anketës treguan se 25% e punonjësve 2,5 në 10 të punësuar ka shumë mundësi që të lëvizin për një punë të re, në një shtet të huaj, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Ndër arsyet e kryesore të largimit të punonjësve mbizotërojnë ikja për një të ardhme dhe një shkollim më të mirë për fëmijët, pagat më të larta, ikja për një jetë më cilësore dhe një zhvillim më i mirë personal.

Anketa tregon se, tregu i punës në Shqipëri është përfshirë në tranzicion nga niveli i pakënaqësisë. P.sh. gati 62% e punonjësve janë shprehur se do të kërkojnë ndryshimin e vendit të punës gjatë 12 muajve të ardhshëm.

70% do të kërkojnë një pune të re për një pagë më të mirë, faktori kryesor dhe vendimtar për marrjen e këtij vendimi.

Mundësia për karrierë është arsye për kërkimin e një pune të re për gjysmën e punonjësve. Arsye të tjera dytësore janë nevoja për vlerësim, kultura e kompanisë, balanca punë-jetës private, stresi, atmosfera në punë, etj.

Motivacionet që i shtyjnë punonjësit për të kërkuar punë të re janë të ngjashme nga viti në vit, por gjithsesi në vitin 2022 vihet re një përforcim i peshës që zë paga në këtë vendim, si dhe peshës në rritje që ka kultura e punës në një kompani dhe balanca mes punës dhe jetës private.

Paga është arsyeja kryesore për të kërkuar punë të re dhe ka peshë të ngjashme në Shqipëri dhe Kosovë.

Në Kosovë, mundësia për karrierë merr peshë më të madhe, ndërsa në Shqipëri, arsye të tjera si të ndierit i/e vlerësuar, kultura e kompanisë, balanca punë-jetë private, atmosfera dhe stresi në punë si dhe marrëdhënia me drejtuesit.

16% e punonjësve në Shqipëri dhe 21% e punonjësve në Kosovë, punojnë gjithmonë në fundjava dhe/ose në festa zyrtare. 20% e punonjësve të kompanive private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa në institucione publike puna në fundjavë dhe festa ndodh më rrallë, konkretisht vetëm mes 4% të punonjësve.

Rezultatet tregojnë përmirësim në 2022, për sa i përket punës në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, për punonjësit në Shqipëri. Gjatë viti 2019, 21% e punonjësve punonin gjithmonë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa gjatë vitit 2022 kjo shifër ka zbritur në 16%. /Monitor/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju rezervojnë yjet për shenjën tuaj, mësoni parashikimin e fatit për ditën e sotme, e premte 11 nëntor 2022
Next: MINUTA E FUNDIT – Plagoset me thikë kryebashkiaku, mister arsyet e ngjarjes së rëndë…

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.