Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

4 zevendesministra nga Kosova por asnje nga Shkodra

ShkodraWeb 7 October, 2017
ramaasamble

Pritej me kersheri shpallja e listes se zevendesministrave te rinj nga kryeministri Edi Rama ne Asamblene Kombetare te PS. Ne nje sondazh modest te ShkodraWeb, 90% mendonin se Shkodra do te kishte perfaqesues politike edhe ne kete nivel perfaqesimi politik. Ne fakt, sipas informacioneve te para, nga 33 zevendesministra asnje nuk eshte nga Shkodra. Madje edhe Zef Cuni tek Ministria e Kultures dhe Gjon Radovani tek ish- Ministria e Territorit, nuk rezultojne te rikonfirmuar ne keto poste.

Ne fakt, perfaqesimi me 3 ministra ne kabinetin “Rama 2” te perfaqesuesve te Qarkut Shkoder, linte pak hapesire per hamendesime ne favor te metropolit te Veriut ne nivelin e dyte politik te qeverisjes qendrore. Natyrisht, qeveria eshte e te gjithe Shqiperise, te gjitha qyteteve e rajoneve, e te gjithe shqiptareve. Duhej te kishte perfaqesim edhe Lezha, edhe Kukesi, edhe Skrapari… Nuk e di sa eshte i shtrire gjeografikisht perfaqesimi ne nivel zevendesministrash, por me 33 poste besoj se mundesia ka qene. Por nuk kishte nje hapesire per Shkodren. “Shkodrani” i vetem eshte Artan Shkreli, lindur e rritur ne Tirane dhe me karriere ne kete hapesire gjeografike.

Gjithcka duket ne rregull deri kur meson se ne mes zevendesministrave ka edhe…kosovare. Diku paraqiten 3 te tille, diku 4. Eshte e drejta e kryeministrit te beje pjese te kabinetit te tij ke ti interesoje, por Edi Rama eshte kryeminister i Republikes se Shqiperise sot edhe pse ndoshta po projekton ne koke “Shqiperine e Bashkuar” me Kosove+ Shqiperi. Perfaqesimi ne nivele politike duhet te kete nje nga kriteret edhe kontributin e dhene per subjektin perkates politik apo per Shqiperine. Kete Shqiperine qe kemi sot dhe jo ate qe mund te kete projektuar kryeministri. Edi Rama mund te kishte gjithe te drejten e Zotit te rrethohej ne nivel keshilltaresh edhe nga jo shqiptare. Edhe pse atehere ne opozite, PS dhe kryetari Rama i saj, bene “namin” per Fazllicin qe kishte kercenuar edhe sigurine kombetare me pjesemarjen ne nje mbledhje te Keshillit te Sigurise Kombetare apo dicka te tille. Por niveli i ministrave, zevendesministrave, si struktura kushtetuese te formesimit te nje shteti sovran, duhet te jene rigorozisht shtetas shqiptare, pavaresisht dashurise per Kosoven. Mbase duhet te sanksionohet edhe kjo pjese ne Kushtetuten e vendit. Nese ne kabinetin “Rama 2” nuk do te kishte shkodrane me perfaqesimin me 3 ministra, askush nuk do te bezante. Sepse kjo eshte Shqiperia, keto jane hapesirat. Por ne momentin kur ne qeveri ka hapesira edhe per qytetare te vendeve tjera, qofte edhe shqipfoles si Kosova, atehere me te drejte nuk ndjehemi mire kur nuk ka perfaqesim nga Shkodra. Hapi i rradhes tashme mund te jete ne 2021, duke kandiduar Baton Haxhiun ne krye te listes se deputeteve per Shkodren. Ligjore eshte se gazetari i njohur ka edhe pasaporten shqiptare. Ose ne zgjedhjet lokale te 2019 te kandidoje per kryetare bashkie ne Shkoder Albana Xharren, figure e njohur dhe nese nuk gaboj, edhe ajo me shtetesi shqiptare, vec asaj te Kosoves. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: Akuza publike e ish- truprojes: Ilir Kulla dhe Ilir Meta kane dashur te vrasin Fatos Nanon
Next: Aksidenti ne Torovice, nusja shtatzene, burri dhe kunati po shkonin ne nje feste tek njerezit e gruas

TË FUNDIT

berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.