Shkruan në Facebook kandidatja për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër Emilia Koliqi: Si sot 29 vjet më parë, Shqipëria nisi rrugën e saj në demokraci dhe ëndrrës “Shqipëria si Europa”. 22 marsi i këtij viti, na gjen në një moment shumë të rëndësishëm, përpara nevojës urgjente për Ndryshim.
Këto 8 vite fatkeqësisht e kanë lënë vendin tonë, Shkodrën tonë, në vendnumëro, për të mos thënë se në shumë fusha, kemi bërë edhe hapa pas.
Këtë e kanë kuptuar më së miri qytetarët, me të cilët takohemi dhe marrim mbështetje për një Ndryshim të vertetë për vendin tonë, për të zhvilluar jetën e biznesit, mbeshtetur punën e fermerëve, përmirësuar jetën e familjeve tona.
#Bashke
#NdryshimiPoVjen
#25Prill
#ShkodraFiton
#ShqipëriaFiton