Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

20 vjet nga grabitja e thesarit te shtetit ne Krrabe, cfare u vodh ate dite

ShkodraWeb 10 August, 2017
thesarkrrab
Nga Kastriot Dervishi
Më 13.3.1997 objekti shtetëror në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme u plaçkit dhe u shkatërrua. Një dëm i pallogaritshëm iu shkaktua shtetit shqiptar në atë kohë të vështirë, por indiferentizmi i mëvonshëm nuk ishte më i pakët. Indiferentizmi vazhdon të jetë njësoj. Thesari i shtetit ishte krijuar së pari mbi bazën e urdhrit të kryeministrit datë 21.5.1963. Në atë kohë u krijuan rezerva fondesh në bankënota në degët e Bankës së Shtetit në degët: Berat, Elbasan, Gramsh, Rrëshen, Tepelenë, Durrës.
Në shkurt 1968 u krijuan rezerva të tjera në degët: Korçë, Laç, Burrel, Pukë, Shkodër, Bajram Curri, Vlorë, Skrapar.
Më 12.6.1974 filloi zhvendosja e vlerave monetare por edhe e triskave të luftës në Berat. Ishin gjithsej 3.349 arka të sjella nga degët në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Skrapar.
Në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.138, datë 28.6.1974 dhe nr.323, datë 8.10.1976, nr.62, datë 24.2.1981 janë depozituar në thesarin për kohë luftë sasi ari e argjendi. Në vendimin e dytë spikasin ndër të tjera edhe stoli me gurë diamanti të cilat iu vodhën shtetasve shqiptarë nga komunistët.
Pas lëvizjeve të shumta, në vitin 1992, thesari u vendos në Krrabë. Një vit më vonë u vendos aty në pjesën e jashtme të objektit një pjesë e arkivit të MB-së. inventari i fundit ishte më 27.2.1997.
Objekti u sulmua më 13.3.1997 nga populli i zonës në Krrabë. U shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe u shkatërrua një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Këtë ditë ka pasur hyrje në objektin ku ruhej thesari, si dhe ka pasur një përpjekje tjetër më 13.4.1997, e cila ka dështuar për shkak të shpërthimit të minës.
-Ari i vendosur gjithsej në 24 arka
1- Gjashtë (6) arka me nga 4.000 copë secila (prerje 1 napolon), gjithsej 24.000 copë. U vodhën 3.998. Humbi 1. Ngelën 20.001 copë.
2- Gjashtëmbëdhjetë (16) arka (prerje 1 lirë osmane), rreth 3.800 copë secila, gjithsej 62.000 copë. U vodhën 39.997. Ngelën 22.002 copë.
3- Një (1) arkë (prerje 5 lirëshe osmane), me 1.200 copë. Nuk u vodh.
4- Një (1) arkë (prerje 10 dollarë), me 1.600 copë. Nuk u vodh.
– Argjendi, i vendosur në 97 arka me nga 20 kg secila. Gjithsej 1940 kg.
Më 20 mars 2000 filloi inventari, i cili mbaroi më 6 prill 2000.
Më 19.5.200 u zhvendos ari dhe më 26.5.2000 jashtë Tiranës u zhvendos argjendi.
Bashkëlidhur foto e njërës prej dhomave ku ruhej thesari në tunel.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nard Ndoka kunder aleateve: Ministrat teknike ne detyre deri ne fund te qeverisjes
Artikull pasardhës: Berisha thirrje Rames: Kerko ndjese publike per firmen e Kristaqit per varjen e poetit

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.