Partia Socialiste bëri publik emrat e 711 delegatëve të kongresit të saj zgjedhor, që do të zhvillohet në fund të muajit shkurt. Delegatët zyrtarë kanë dalë nga votimi i anëtarësisë përmes parimit një anëtar, një votë, në çdo bashki të vendit, ndërsa risia në këtë kongres është përfaqësimi i grave në masën 50 për qind. Votimi për delegatët e kongresit u zhvillua më 16 nëntor. Por duket se kjo përqindje është tejkaluar, për shkak të procesit të dekriminalizimit.
Pas zgjedhjes së tyre, delegatëve iu dhanë formularët e dek.riminalizimit për t’u plotësuar. Disa prej delegatëve kanë pranuar të dorëhiqen, për shkak të pasigurive me të shkuarën e tyre penale. Kjo bëri që përqindja e grave në listën përfundimtare të delegatëve ta kalojë 50 përqindëshin. Numrin më të madh të delegatëve e ka Bashkia e Tiranës, me 106, duke u pasuar nga Bashkia e Vlorës, me 40 delegatë, e më pas Fieri, me 34 delegatë. Por, numri i delegatëve të kongresit do të rritet, për shkak se në PS nuk kanë përfunduar ende zgjedhjet për kryetarin e degës në nivel bashkie.
Deri më 15 janar, çdo bashki e vendit do të ketë kryetarin e saj socialist, ndërsa deri në fund të janarit, duhet të përfundojë zgjedhja për këshillat socialistë të qarqeve. Në kongres do të marrin pjesë dhe 30 delegatë, që u përkasin shqiptarëve në emigracion, të cilët janë votuar nga bashkatdhetarët e tyre në çdo degë socialiste të ngritur kryesisht në Greqi dhe Itali, aty ku numri i shqiptarëve është edhe më i madh.
Por mësohet se delegatë të kongresit socialist me të drejtë vote do të ketë edhe nga shoqatat e dëshmorëve dhe veteranëve të atdheut dhe nga konfederatat e punonjësve, të cilët shumë herë i janë atashuar PS-së në aktivitet e saj politike. Pjesë të kongresit në mënyrë automatike janë dhe ish-kryeministrat socialistë, ish-presidentët, ish-kryetarët e Kuvendit, por edhe deputetët e Grupit Parlamentar Socialist dhe kryetarët e bashkive.
Më poshtë, është lista zyrtare e përfaqësuesve, sipas bashkive të Qarkut të Shkodrës, ku Bashkia Shkodër ka numrin më të madh të delegatëve- 19 ndërsa Fushë Arrëëzi më të voglin- vetëm 2 delegatë.
BASHKIA SHKODËR
Brisela Kadia
Fatjon Tahiri
Majlinda Doniku
Andi Zaja
Mirsad Bazhdari
Edvin Rexhepi
Dhurata Tyli
Mustaf Kraja
Alma Mehmetaj
Kristjan Vija
Hilmi Lakti
Ervin Brahimi
Broz Kolaj
Jetmir Lumaj
Arvit Osja
Mirela Mataj
Prek Doçaj
Blediana Nika
Mirjan Beci
MALËSI E MADHE
Rasim Demaj
Marije Dreni
Milijan Gjekaj
Liza Deda
Leonard Lumaj
Sabrije Duli
Elsamed Mukaj
Juel Zaraj
Sabrije Çelaj
VAU I DEJES
Gjergj Dodaj
Ruzhdi Kapidanja
Samela Zagani
Elvis Preçi
Besmir Kapaj
Petrit Behari
Mirela Lala
PUKE
Franga Jaku
Ndue Morinaj
Denisa Islami
Mire Bicuku
Lula Mema
FUSHE ARREZ
Lizë Voci
Valdete Uka