ZYRTARE – Herald Marku dhe Aleksandër Isaevski nuk do të jenë pjesë e Vllaznisë, klubi falenderim publik…

Largimet e futbollisteve Herald Marku dhe Aleksandar Isaevski tashme jane zyrtarizuar nga jo vetem ata, por edhe nga klubi shkodran.

Pak minuta me pare, vete ai permes faqes zyrtare ka bere te ditur perfundimin e kontratave me te dy keta futbolliste dhe njekohesisht perpos falenderimit per kontributin e dhene per ngjyrat kuqeblu, i ka uruar edhe suksese ne karrieren e tyre.

Nje ndarje ndoshta e detyruar ngaqe palet nuk kane rene dakord per rinovimin e kontratave, ndonese ishin ne planet e stafit teknik.

Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia per kete:

ZYRTARE

KF Vllaznia njofton përfundimin e kontratës me futbollistët Aleksandar Isaevski dhe Herald Marku. KF Vllaznia i falenderon ata për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe iu uron shumë suksese në karrierën e tyre sportive.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel