Shkruan në Facebook Alban Xhaferi, sponsor i KF Vllaznia sh.a.: Zoti asht i madh, i drejte shikon dhe gjykon🤲 Dy ditë përpara t’gjithë morën atë që i takon, lojtarët shpërblimin e mundit dhe djersës së tyne, një qytet i tërë gzimin e munguar prej ma shumë se një dekade dhe komplet stafi konfirmimin e vazhdimisisë në rrugën e suksesit🏆
Kur t’gjith bajn atë që duhet sigurisht meritojn plotësisht t’marrin përgzime dhe hakun që i takon👌🥇 Me mirkuptimin tuj, të gjithë tifozave t’mrekullueshëm shkodran, gjithashtu dhe pjeses se sigurise, ju lutem sa ma shumë vigjilencë për t”shmang ato veprime shkaterruese të një grupi shumë të vogël njerëzish💣 të cilat janë të papranueshme për UEFAn dhe projektin tonë për një Vllazni t’përhershme n’kompeticionet Evropiane❤💙.