Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zbulohet shifra e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet 3 dekadat e fundit, kalon gjysmën e vlerës së buxhetit të shtetit…

ShkodraWeb 23 February, 2022
permbytje dajc 2021

Ndryshimet klimatike e kanë vënë bujqësinë shqiptare para sfidave të mëdha, të cilat në të ardhmen do të intensifikohen edhe më shumë. Në një studim teknik për perspektivat e ujitjes në bujqësi, Banka Botërore vërejti se rritja e temperaturave do të shtojë më tej ngjarjet ekstreme në bujqësi, me përmbytje dhe me thatësira.

Ndryshimet do të ndikojnë në tkurrjen e burimeve ujore që duhen për vaditje. Sipas Bankës, pothuajse 4,000 ngjarje fatkeqësish kanë ndodhur midis vitit 1852 dhe 2013. Gjatë periudhës 1990-2014, përmbytjet shkaktuan humbje të mëdha ekonomike, pasuar nga rrëshqitje të dheut. Rreziqet nga përmbytjet ndodhin mesatarisht një herë në çdo gjashtë vjet.

“Gjatë 33 viteve të fundit, humbja ekonomike e shkaktuar nga përmbytjet vlerësohet në 2.3 miliardë dollarë”, përllogariti BB. Këto përmbytje u shkaktuan nga një kombinim i niveleve të larta të reshjeve dhe hapjes së portave të HEC-ve për derdhjen e ujit te tepërt, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha të tokës së punueshme, bagëtitë dhe shtëpitë.

Zona bregdetare, e cila kontribuon me 65 për qind të tokës totale të kultivuar, 60 për qind e pemëve frutore, 90 për qind e serave të saj, është identifikuar si më të rrezikuara në vend.

Ultësira perëndimore përveçse goditet nga përmbytjet që vijnë nga lumenjtë po gërryhet edhe nga valët e stuhisë detare. Studimi i cili u prezantua së fundmi theksoi se, Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike në krahasim me vendet e tjera europiane dhe vendet aziatike.

Ndryshimet klimatike sugjerojnë, se do të ketë një zgjatje të sezonit me temperatura të larta me 22 ditë në veri dhe 37 ditë në jug në vitet 2100 krahasuar me situatën në vitet 1990.

Rritjet më të mëdha të temperaturave pritet të ndodhin gjatë pranverës dhe verës. Kjo përkon me periudhën kryesore të kultivimit në bujqësi, ndërsa numri maksimal i ditëve pa reshje, në tre të katërtat shtrihen në sezonin e kultivimit.

Si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, reshjet do të jenë të përqendruara duke shtuar rrezikun për rritjen të rrezikut nga përmbytjet. Të gjithë lumenjtë në Shqipëri shkaktojnë përmbytje periodike, por lumi Drin, së bashku me Bunën, kanë një ndikim më të madh në tokën e punueshme, si dhe në shtëpitë e fermerëve, biznese dhe infrastrukturës.

Banka rekomandoi se edhe investimet më të mëdha duhet bërë në argjinaturat anës këtyre lumenjve. /Monitor/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë 23 shkurt 2022…
Next: “Ulet koha e izolimit për të infektuarit me Covid-19”, ministrja e Shndetësisë Manastirliu flet edhe për dozën e tretë…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.