![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/06/droge-angli-28-qershor.jpg?x28643)
Një fermë kanabisi është zbuluar së fundmi në Littlehampton të Britanisë, ndërsa dy shqiptarë janë vënë në pranga. Sipas raportimeve të mediave lokale, që nuk japin detaje rreth gjeneraliteteve të personave të vënë në pranga, aksioni u zhvillua të të dielën e shkuar.
Plantacioni u zbulua nga policia në zonën e “Toddington Lane” në një shtëpi të braktisur, pas raportimeve të marra se nga aty vinte një ”erë e keqe”.
Bimët vlerësoheshin se pas shitjes së prodhimit në tregun e rrugës, do të gjeneronin rreth 480.000 paund.
Policia bëri me dije se të dy burrat janë shtetas shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.