EMRI – Zbulohet identiteti i 34 vjeçarit që humbi jetën në pritë, një individ i njohur për policinë…

I riu Emiljano Ramazani, 34-vjeç është personi që iu bë pritë pasditen e sotme në Elbasan, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Ka qenë një pritë nga një makinë në ecje, me të paktën dy persona brenda, që i kanë marrë jetën.


Mësohet se Ramazani është një emër i njohur nga policia dhe është pràngósur disa here për shpërndarje “malli” në rrugët e Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vràré me ármè zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjàrrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Krìmínale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania