Kombetarja e Italise do te jete ne Shkoder rreth ores 19.30. “Axurret” do te nisen nga Torino me avion ne oren 15.45 dhe do te mberrijne ne Rinas rreth ores 17.40 te dites se sotme. Menjehere kombetarja italiane do te niset drejt Shkodres ku parashikohet te arrije ne oren 19.30. Pas 30 minutave, ne oren 20.00 trajneri Ventura dhe nje nga futbollistet do te dale ne konference per shtyp per mediat. Per shkak te rreshjeve te shiut te rena ne Shkoder, per te mos demtuar fushen e “Loro Boricit”, eshte parashikuar qe asnje nga ekipet te mos zhvilloje stervitjen qe i paraprin ndeshjes zyrtare. Diten e hene, ora 20.45 Italia do te zbrese ne fushen e lojes per tu perballur ne ndeshjen e fundit eliminatore me Kuqezinjte. Ngarkesa emocionale e ndeshjes duket e reduktuar, teksa Italia ka siguruar kualifikimin per fazen play-off te “Rusi 2018”. Gjate qendrimit ne Shkoder, italianet do te akomodohen ne Grand Hotel Europa, nen masa shume te rrepta sigurie. Qendrimi ne Shkoder i kombetares “axurre” do te shoqerohet edhe me ekspozimin e 4 kupave te botes te fituara nga Italia, ne hollin e teatrit “Migjeni”. /ShkodraWeb/