Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur para Drejtorise se Policise ne Gjirokaster, ndersa deri me tani raportohet per dy te plagosur, Valentin Buci dhe Xhelo Gerveshi, 36 dhe 52 vjeç.
Dy te plagosurit kane qene bashke ne nje pike bastesh, lokal ky i cili ndodhet prane drejtorise se policise, ndersa pas nje konflikti te castit jane plagosur nga shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se dy personat jane konfliktuar me njeri-tjetrin, ndersa thuhet se teb dy jane nga Lazarati. Forca te shumta policie kane shkuar ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet paraprake per zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet motivi i plagosjes se personave.
Njoftimi i policise:
Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjiokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:
XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart.
Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.