VIDEO – Zbardhen të tjera detaje për ekzekutimin e dy të rinjve në Malësi të Madhe, “roli” i babait të autorit të dyshuar

Detaje të tjera dalin në dritë pas vrasjes së dyfishtë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Ka qenë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj ai që ka dërguar policinë pranë parcelave me kanabis.


Ndërkohë, Klement Pepaj sipas News 24, është gjetur i vrarë me një plumb në ballë, ndërkohë që viktima e dytë, Vilson Çutaj ka disa plumba në brinjë dhe në barkë.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e 3 tetorit dhe autor dyshohet të jetë Danjel Pepaj, i zhdukur që prej asaj dite.

Të rinjtë me lidhje farefisnore midis tyre, mësohet të kenë pasur konflikte për vjedhjen e lëndës narkotike që e kishin mbjellë zonën malore.

Nga e majta, Danjel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj

 

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing