Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vrasja e 31- vjecarit ne Bruksel, dyshohet se eshte ‘larje hesapesh’

ShkodraWeb 6 September, 2017
vrasjabelgjike
Dy persona të maskuar ekzekutuan me dy plumba 31- vjeçarin shqiptar me origjinë shqiptare Niko.K në një kafene në në Saint-Denis në Forest të Belgjikës. Lajmi është publikuar ditën e mërkurë në disa nga mediat në Belgjikë.Por kush është Niko K.? Niko.K është në të vërtetë Kreshnik Gjini nga qyteti i Rrëshenit. Dyshohet se vrasja e 31 -vjeçarit Gjini të jetë kryer për hakmarrje pas disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin verior të Rrëshenit  dhe në Itali.
Gjithashtu në vitin 2008 Kreshik Gjini së bashku me vëllain e tij Besmir Gjini janë arrestuar nga policia pasi në 30 gusht të 2008 tentuan të vrisni një person për motive të dobëta, shkruan tvklan.
Ngjarja  31 Gusht 2008 
RRËSHEN- Dy vëllezër nga Rrësheni janë arrestuar nga policia pasi një ditë më parë kanë tentuar të vrasin një person për motive të dobëta. Madje njëri prej vëllezërve edhe është plagosur gabimisht nga dora e të vëllait. Burimet zyrtare të policisë pohuan se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kolsh të Rrëshenit. Policia ka marrë fillimisht njoftimin për plagosjen e Besmir Gjinit por më pas hetimet kanë zbardhur gjithçka.
“Vëllezërit Kreshnik dhe Besmir Gjini janë konfliktuar me shtetasin Elidon Gjoka. Pas konfliktit ata e kanë goditur Gjokën me mjete te forta dhe ai i është kundërpërgjigjur. Kreshnik Gjini ka qëlluar me pistoletë ndaj Elidon Gjokës me qëllimin për ta vrarë por plumbi ka kapur gabimisht vëllanë e tij, Besmir Gjini”,- thanë burimet zyrtare të policisë.
Pas kësaj Kreshnik Gjini ka hedhur armën e krimit dhe ka transportuar të vëllanë në spitalin e qytetit të Rrëshenit. Por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë dhe ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Kryeqytet. Fillimisht policia kreu arrestimin e shtetasit Kreshnik Gjini, i cili deklaroi se ka plagosur pa dashje të vëllanë. Më pas u krye edhe arrestimi i Elidon Gjinit, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak. Të dy vëllezërit akuzohen për veprat penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje. /joq.al/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Astrit Patozi ironi me mbledhjen e qeverise: Mund ti shihni per here te fundit…
Artikull pasardhës: Thirrja e Ngjeles, pergjigjet myftiu Gurra: Do ta padis avokatin…

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
gjkko 2026

EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.