Volejbollistet e reja të Vllaznisë janë një hap larg titullit kampion edhe për këtë sezon. Ato kanë fituar ndeshjen e parë finale me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Skënderbeut.
Takimi është luajtur paraditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është dominuar nga vajzat shkodrane. Ato kanë fituar setin e parë në shifrat 27-25. Më pas në të dytin epërsia është më e madhe dhe ai fitohet me rezultatin 25-19.
Edhe seti i tretë do të kishte rivalitet por sërish është Vllaznia që do të fitonte në fund 25-23 dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.
Ndeshja e dytë do të luhet këtë javë në Korçë dhe ajo do të jetë sfida e fundit e cila do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të këtij sezoni.
Sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit, do jenë dy finale që do të zhvillohen dhe Vllaznisë për t’u shpallur kampione i duhet të fitojë së paku një set dhe kjo është mëse e mundshme madje ekipi kuqeblu do të udhëtojë drejt Korçës me objektivin e qartë për ta fituar ndeshjen dhe për të treguar vlerat edhe në këtë takim të fundit të kampionatit. /ShkodraSport/