Vllaznia shumë pranë rënies nga Superliga. Kuqeblutë janë mundur 2-0 në Tiranë nga Partizani, në një ndeshje ku Vllaznia nuk arriti asnjëherë të rrezikojë. Nga një gol në çdo pjesë loje sollën humbjen e shkodranëve në kryeqytet. Nga ana tjetër, Kamza ia ka dalë të fitojë 1-0 ndaj Flamurtarit në fushën e vet, teksa Teuta ka mundur në Korçë Skenderbeun 3-1. Pas kësaj jave, vetëm matematika mban në lojë Vllazninë, teksa kanë mbetur vetëm 6 pikë në lojë dhe rivalët e mbijetesës janë sot 5 pikë para shkodranëve. Përjashto ndonjë mrekulli, sezonin tjetër Vllaznia do të luajë në Kategorinë e Parë, duke nxjerrë automatikisht në Kategorinë e Dytë Vllazninë B. Skenarët që mund të shpëtojnë Vllazninë, tashmë janë vetëm fanstatiko- shkencor.