
Pas më shumë se 20 vitesh banorët e lagjes Bahçallek në Shkodër do të kenë një mjedis të vogël të gjelbëruar ku të kalojnë kohën me fëmijët e tyre. E gjithë kjo hapësirë ka qenë e mbushur me shkurre dhe mbeturina të cilat janë pastruar nga një iniciativë e drejtueses politike të PS Shkodër Edona Bilali, njëkohësisht ministre e Sipërmarrjes në bashkëpunim me banorët e zonës, të rinjtë e PS, shkollën pyjore “Kolë Margjini” dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Pas këtij aksioni “ka dalë në dritë” edhe lapidari që kujton likuidimin e pasojave të termetit të 15 prill 1979, i inauguruar personalisht nga ish- diktatori komunist Enver Hoxha.
Ministrja Bilali shprehet se këto iniciativa do të vijojnë në zona të tjera të qytetit për të krijuar parqe të vogla atje ku është e mundur.
Një banor në bahçallek shprehet se ky kënd i vogël me gjelbërim dhe lojra për fëmijë i ka munguar prej shumë vitesh asaj lagjeje.
Një prej nxënësve të shkollës së mesme “Kolë Margjini” thotë se do vijojnë të japin kontributin e tyre vullnetar në nisma të tilla që i nevojiten qytetit të Shkodrës.
Kjo hapësirë që iu rikthye banorëve është në vendin ku ndodhet busti i tërmetit të 1979 i cili shkatoi dëmë të mëdha në lagjen “Bahçallek” por edhe disa zona të tjera dhe fshatra të Shkodrës duke rrafshuar shumë shtëpi që u rindërtuan asokohe me kontribut vullnetar. Pak kohë më parë në Bahçallek u rikthye në funksional edhe mbikalimi i cili i dha një imazh tjetër hyrjes së qytetit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!