Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë duke mposhtur në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” kampionët e Shqipërisë Tiranën me rezultatin 1-2. Kanë mjaftuar dy gola të shkodranit Rubin Hebaj në pjesën e parë, që durrësakët të ngrenin lart trofeun e parë sezonal.
Në dy rastet, shkodrani është treguar mjaft i vëmendshëm, duke shfrytëzuar edhe pritjet jo si duhet të portierit të Tiranës. Tirana ka gjetur golin me Vrapin që hyri si zëvendësues, ndërsa durrësakët luajtën më shumë se 24 minuta me një lojtar me pak, pas daljes nga loja me të kuqe të një futbollisti të tyre.
Teuta e Edi Martinit fiton trofeun e parë sezonal dhe të dytin nën drejtimin e shkodranit. Fitorja e sotme ka veçanërisht një shije shkodrane, shtuan me dy golat e Hebaj që e nisi takimin si titullar.