Aksioni policor “Kir” ka vënë në pranga një shtetas 45 vjeç nga fshati Kir i Shkodrës. Ka qenë një aksion i kombinuar i forcave të policisë me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, që ka sjellë suksesin e tij. Mësohet se 45- vjeçari me iniciale K.Gj., është raportuar për sendet e paligjshme që kishte në banesën e tij në zonën e thellë të Dukagjinit. Sipas asaj që raportohet përmes komunikatës zyrtare të policisë, e cila ka shoqëruar atë edhe me një video të shkurtër, në banesën e K.Gj. janë gjetur që nga kanabisi deri tek municionet. Më poshtë, njoftimi zyrtar i Policisë së Shkodrës:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.
Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 4.5 kg kanabis;
– 2 armë zjarri automatike;
– 19 kapsolla per lende plasëse;
– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
– 10 krehera;
– 77 fishekë;
– 2 radio marrëse e dhënëse.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.