Vllaznia do të luajë të dielën një ndeshje mjaft të rëndësishme për objektivat e saj. Kuqeblutë do të kenë përballë Kukësin, i cili kaq nevojë shumë të madhe për pikë pasi rrezikon rënien nga Superliga.
Nga ana tjetër, Vllaznia kërkon jo vetëm të ruajë ecurinë pozitive por edhe të synojë pikë për të tejkaluar në renditjen e Supërligës Egnatian, e cila është vetëm 2 pikë larg kuqebluve.
Në daljen e zakonshme para gazetarëve, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani duket se i ka të qarta objektivat. “Shkojmë për fitore, për tre pikë”, ka thënë timonieri kuqeblu, duke shtuar se edhe Kukësi ka nevojë për pikë mbijetese.