ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ “Shkodra Jazz Festival” ul siparin me një koncert me muzikë klasike në Tetrin “Migjeni”…

Shkodra Jazz Festival ka përmbyllur edicionin e 10-të të tij me një koncert klasik në skenën e teatrit Migjeni nga Skanderbeg Chamber Orchestra, drejtuar nga Maestro Pacalin Pavaci. E vecanta e këtij koncerti kanë qënë të rinjtë të cilët kanë qënë pjesë e kësaj orkestre të formuar në Rrok Jakaj Akademi, e cila për më shumë se dy javë, ka mbledhur të rinj të të gjitha trevave duke u thelluar në njohuritë e tyre për jazzin, fizarmonikën dhe muzikën klasike.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e pranishme në këtë aktivitet është shprehur se kjo traditë tashmë vazhdon dhe Shkodra Jazz është një emblemë e qytetit.
Mjeshtri Pacalin Pavaci ka rrëfyer emocionet e këtij koncerti.

Për drejtorin e Shkodra Jazz Festival, Florian Jakaj, ky event mblodhi emra të mëdhenj të muzikës jazz duke e kthyer shkodrën në një kryefjalë të jazz-it jo vetëm në Shkodër por edhe në arenën ndërkombëtare.

Shkodra Jazz, nisi si një ëndërr më shumë se 10 vite më parë nga Rrok Jakaj, por kjo ëndërr nuk ndal asnjëherë, dhe motoja e këtij festivali në Shkodër është “Andrra Vazhdon”!

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.