Video/ Ribery tallet me gjyqtaren e ndeshjen, ja si reagon ajo

Një shëtitje ndaj Kemnitcerit në turin e parë të Kupës së Gjermanisë, të fituar 5-0, por ndoshta edhe ndonjë moment relaksi dhe ndonjë shaka disi më i tepruar seç duhej.
Frenk Riberi ishte protagonisti i një gjesti mjaft komik, por ndoshta jo shumë sportiv, duke qenë se francezi i Bajernit të Mynihut pati kohë që të “dëfrehej” edhe ma gjyqtares Bibiana Steinhauz, e para gjyqtare femër e historisë së Bundesligës. Riberi, ulet për të pozicionuar topin përpara një goditje dënimi (që do ta shndërrojë në gol), por në të njëjtën kohë, me dorën e majtë i tërheq lidhëset e njërës prej atleteve gjyqtares Steinhauz.
Ajo e sheh të gjithë momentin dhe i lëshon një goditje prapa koke. Riberi shënon, por ka ende kohë, që kryesorja e sfidës t’i lëshojë pa u trembur një paralajmërim, ndonëse e kaloi me shumë “fair-play” dhe nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë.
Për më tepër ndiqni videon…