VIDEO – “Reforma në drejtësi e dështuar”, Dhoma e Avokatisë Shkodër kundër hartës së re gjyqësore…

Dhoma e Avokatisë në Shkodër përmes avokatit Anton Kosteri kundërshton hartën e re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë.

Shkrirja e gjykatave të apelit në rrethe duke konkluduar që të ketë vetëm një gjykatë apeli në Tiranë është një shkelje e rëndë e të drejtës tha avokati Kosteri duke dhënë edhe arsyet.


Kjo hartë e re gjyqësore është një vazhdë e dështimit të reformës në drejtësi deklaroi avokati Kosteri ndërsa i bën thirrje gjithë dhomave të avokatisë në rrethe që ta kundërshtojnë me forcë hartën e re gjyqësore.

Me hartën e re gjyqësore në gjykatat janë propozuar të shkrihen është edhe gjykata e shkallës së parë në Pukë dhe Gjykata e Apelit duke i hequr qarkut Shkodër dy gjykata.