VIDEO – “Pse më shikove ashtu…”, Policia e Shkodrës zbardh përplasjen në lagjen “Parrucë” mesditën e sotme (emrat)

Është zbardhur ngjarja e ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me ar.m.ë zjarri. Sipas policisë personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin.

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”. Personat në fjalë kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka shtënë


Në polici ai ka deklaruar se ka shtënë pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të që.ll.ojë me plumb. Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat. /PanoramA/

 ABCOM ║ VODAFONE