Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar sot me dekorata figura të njohura të sportit shkodran por edhe atij shkodran. Në një ceremoni të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, kreu i shtetit ka nderuar Filip Guraziun si ish- basketbollist me dekoratën Kalorës i Urdhrit të Flamurit si dhe Astrit Zaganjorin ish- basketbollit, Arben Mllojën ish- atlet, Artur Lagja ish- shtangist dhe Jetmir Kuçin ish- boksier me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Në një fjalë rasti, presidenti Meta ka vlerësuar kontributin e të dekoruarve, të cilëve iu ka bërë edhe nga një biografi të shkurtër, teksa ka sjellë në vëmendje kontributin e shumë sportistëve shkodranë në nivel kombëtar. Të dekoruarit, pasi kanë falenderuar presidentin Meta për dekoratat, kanë vlerësuar qasjen e kreut të shtetit për nderimin e figurave sportive, duke kërkuar që të vlerësohen edhe të tjerë. /ShkodraWeb Media/