VIDEO/ Prej 3 muajsh në luftë për jetën, 15-vjeçarit nga Shkodra i duhen 50 milionë lekë për të mbijetuar…

Loading...

Musa Baculi, djali 15-vjeçar i cili në gusht të këtij viti rrezikoi të mbytej në Zallin e Bardhë, Shirokë, prej 3 muajsh ndodhet në luftë mes jetës dhe vdekjes. I shtruar në reanimacion ai ka marrë pak shpresa nga bluzat e bardha. E vetmja mundësi është dërgimi i tij në Xhenova të Italisë por kurimi i 15-vjeçarit kushton 50 milionë lekë.

Për këtë arsye, nëna e vogëlushit, Afërdita Baculi, kërkon ndihmën e çdo qytetari apo biznesmeni që djali i saj të shfrytëzojë të vetmen mundësi kurimi. Afërdita tha për TV1 Channel:

“Kam nevojë të më ndihmoni për djalin se ka tre muaj që është në gjendje kome. Ka shpëtu për së dyti nga gjendja klinike, po keni mundësi me na ndihmu me 50 milionë falemners prej jush se më kanë kërku me e çu në Xhenova.

Mjekët na thonë se mund të vazhdojë gjatë kështu por pa folur dhe pa reagur me tuba në fyt, tani ka fillu reago pak dhe i vetmi reagim është se nis e qan. Ju kërkoj njerëzve të më ndihmojnë për të po patën mundësi sa ta çoj deri në Xhenova, me e hek edhe at merak. Zoti e ka në dorë!”

15-vjeçari u transportua në gusht në Spitalin Rajonal të Shkodrës pa puls dhe mjekët bënë mrekulli duke e mbajtur në jetë falë ndërhyrjes në kohë. Por kësaj here Musa Baculi mund të jetojë vetëm falë humanizmit të shqiptarëve dhe emigrantëve anembanë botës.

Çdokush që ka mundësi mund ta kontaktojë të ëmën e 15-vjeçarit, zonjën Afërdita Baculi në numrin 0693597790. Gjithashtu në vijim gjenden të dhënat bankare:

Loading...