Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër,
Si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi:
L. K., 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër,
Arrestimi i shtetasit Anton Shpatina u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi Lorenc Koçi për të blerë lëndë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /ShkodraWeb/