Pas ditës së trete me një numër të lartë infeksionesh, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mospërhapjen e COVID-19.
Teksa theksoi se rritja e numrit të të shtruarve në spital është më shumë sesa në kulmin e pandemisë, Rama u shpreh se nëse kjo situatë vazhdon kështu do të jemi të detyruar të mbyllemi sërish në karantinë, deri në daljen e vaksinës.
“Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush?
Jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëjë sehir kur dikush e ka harruar fare që armiku i padukshëm është në lëvizje. Në tre ditë kemi më shumë shtirme se sa në kulmin e pandemisë”, tha Rama.