VIDEO – Përmbytjet në Shkodër, Ademi dhe Bushati në Dajç takojnë banorët në territor…

Ditën e sotme kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana ademi dhe drejtuesi politik i PD- së në Qarkun e Shkodrës, kanë qenë në zonën e Dajçit. Fshatrat e kësaj zone, janë ndër më të prekurit e përmbytjeve. Fillimisht Ademi dhe Bushati kanë takuar dhe bashkëbiseduar me banorë që po tërhiqnin bazën ushqimore për gjënë e gjallë nga një magazinë e Bashkisë Shkodër.

Gjatë bashkëbisedimit, banorët kanë treguar vështirësitë që po kalojnë në këto ditë përmbytjesh, duke vënë theksin tek një zgjidhje afatgjatë për eliminimin e këtij problemi. Po ashtu, ata kanë kërkuar ndihmë sidomos për gjënë e gjallë për furnizim me bazë ushqimore por edhe për dëmet në kulturat bujqësore nga uji.


Ademi ka thënë se tashmë, është zyrtare kërkresa e saj për subvencion për banorët e fermerët e zonës, teksa nga ana e tij, Bushati ia kujtuar premtimin e kryetarit të PD- së Basha, se për çdo vit do të ketë një fond 50 milion euro për kanalet kulluese dhe vaditëse, në total 200 milion euro për katër vitet e para të qeverisjes demokratike.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel