Ditën sotme, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i PS- së, ka zhvilluar një takim me dy organizata socialiste të Shkodrës. Të pranishëm kanë qenë deputetët, kryebashkiakët socialistë, drejtues vendorë dhe rajonalë të institucioneve.
Në këtë takim, janë diskutuar çeshtje organizative të këtij subjekti politik, në prag të zgjedhjeve të vitit që vjen për Kuvendin. Po ashtu, në fund të kësaj mbledhje, kryeministri Rama ka shpërndarë edhe karta të PS- së për antarët e rinj.
Mesazhi i kryeministrit për strukturat e pranishme, deputetët por edhe kryebashkiakët e tjerë, duke kërkuar që që merret shembull bashkia e Shkodrës edhe për ristrukturimin e Partisë Socialiste Shkodër.
“Partia Socialiste e Shkodrës të bëhet si Bashkia e Shkodrës”, ka qenë mesazhi i drejtpërdrejtë i Ramës në mbyllje të takimit. Ky mesazh vjen pasi ai ka parë nga afër atë që ka nisur të bëhet muajt e fundit në këtë bashki. I shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, ai ka inspektuar disa kantiere që tashmë janë hapur por edhe të tjerë që pritet të hapen në qytet dhe njësitë administrative.