![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/01/qatip-osmani-para-kukesit-2024-1024x536.jpg?x28643)
Vllaznia e rifillon Superligën për vitin 2024- ër në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë e Qatip Osmanit presin Kukësin, ekip me traditë vitet e fundit por që sivjet nuk është në pozitën më të mirë të mundshme.
Në konferencën para gazetarëve, Osmani vlerëson ekipin kuksian, i cili në 5 ndeshje nuk ka humbur, ndërsa ka patur edhe përforcime në merkaton e janarit. Ai ka kërkuar seriozitet nga lojtarët e tij, ndërsa është shprehur i kënaqur me mini fazën përgatitore në Ulqin. Gjithsesi, ai shprehet se objektiv janë 3 pikët.
Duke folur për merkaton, ai thotë se Vllaznia ka nevojë për përforcime në mbrojtje, mesfushë e sulm, ndërsa pranon se është e vështirë për të gjetur lojtarë të vlefshëm, edhe pse shton se bisedimet vijojnë e shpresohen afrime në skuadër.
I pytur për një emër konkret si Eraldi Çinari, Osmani thotë se ka biseduar me të edhe privatisht, do të donte ta kishte pjesë të skuadrës por ka shtuar se ka kontratë me Shkëndinë e Tetovës, ndërsa ka patur edhe oferta nga jashtë Shqipërisë.